Nese ruset duan te perdorin veton, vetem le te urdherojne! Amerika dhe Evropa e kane “Planin B”. Keshtu e citon ne numrin e sotem e perditshmja zagrebase “Vjesnik”, ambasadorin e SHBA-ve ne OKB, Zalmay Khalilzad.
Ne kete artikull te botuar sot thuhet se Moskes tashme i eshte ofruar edhe mundesia e fundit per t’e marre pjese ne zgjidhjen konstruktive te çeshtjes se Kosoves. Me tej gazeta shkruan se ‘Vetoja e Rusise vetem sa do ta pershpejtonte pavaresine e Kosoves”. Khalilzad ka paralajmeruar se lidhur me propozimin e rezolutes se re per Kosoven, ne Keshillin e Sigurimit do te mund te votohej gjate kesaj jave. Perkunder faktit se kolegu i tij, ambasadori rus ne KB, Vitalij Churkin per dite te tera “tund doren me veto”, lidhur me planin e Ahtisaarit, pikerisht ne fund te javes, Khalilzad e ka thene edhe fjalen vendimtare: “Pavaresia e Kosoves eshte e pashmangshme”. Disa dite te mbetura, sa jane te gatshem amerikanet me shumicen dermuese te evropianeve te presin ne Pallatin e OKB-se vendimin e Moskes, ne te vertete kane te bejne me pritjen e sinjalit pas takimit te drejtperdrejte te presidenteve Bush dhe Putin, ne Gjermani. Para nisjes nga Uashingtoni per ne samitin e G8, presidenti amerikan per here te pare publikisht e ka perkrahur planin e Ahtisaarit dhe me kete edhe pavaresine e shpejte te Kosoves.
Nje qendrim identik, para nisjes per ne Evrope, e ka perseritur edhe Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon. Krahas kesaj nuk eshte befasuese qetesia me te cilen ambasadori i SHBA-ve ne KB, Khalilzad, ka sugjeruar se Uashingtoni nuk e ka ndermend te shqetesohet me lidhur me kercenimet ruse me veto rreth statusit te Kosoves. Duke u pergjigjur ne pyetjen e korrespondentit te Vjesnik-ut se mos, shkaku i gjasave gjithnje e me te mundshme te vetos ruse ne KS, Uashingtoni ne te vertete do te mund ta shmangte paraqitjen e rezolutes per mbeshtetjen e pavaresise se Kosoves ne agjenden e KS, duke u orientuar ne pranimin unilateral te pavaresise se Kosoves, Khalilzad eshte pergjigjur ne menyre tejet diplomatike, se ai lidhur me kete mendon vetem ne menyre praktike: ”Qendrimi im ndaj kesaj çeshtje eshte hap pas hapi! Hapi ne te cilin jemi perqendruar tani eshte takimi i grupit te eksperteve, si dhe angazhimi dhe hapja permanente ndaj kolegeve rus, ne menyre qe t’i trimerojme ne degjimin e ideve dhe sugjerimeve te tyre konstruktive me qellim te arritjes se mirekuptimit rreth rezolutes se re”, ka thene Khalilzad.
RTK/Vjesnik/
Krijoni Kontakt